Dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Rusia ka nisur tërheqjen e disa trupave rreth kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Sipas zyrtarëve, SHBA-ja po e sheh këtë lëvizje si ndryshim të madh strategjik, raporton CNN.
Zyrtarët shtuan se kjo po vlerësohet si një veprim afatgjatë pasi Rusia ka pranuar dështimin e saj për të avancuar në veri.
Pas negociatave të së martës me Ukrainën, Rusia vendosi të ulë në mënyrë drastike numrat e trupave rreth Kievit dhe Chernihivit.
Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA-ja mbetet skeptike nga serioziteti i Rusisë.