Rusia ka publikuar listën e shteteve më armiqësore ndaj saj, sipas një raporti nga portali pro-Kremlinit “Vzglyad”. Ky është një klasifikim i vendeve që, sipas Rusisë, e kundërshtojnë hapur dhe qëndrojnë kundër për shkak të rrethanave politike.
Në krye të listës qëndron Mbretëria e Bashkuar, me 75 pikë, për shkak të sanksioneve, mbështetjes për transferimin e aseteve të ngrira ruse në Ukrainë dhe ndihmës ushtarake për Kievin. Gjermania dhe Franca renditen të dyta me 70 pikë, ndërsa Holanda dhe Estonia janë të treta me 65 pikë.
SHBA-ja është e katërta me 55 pikë, për shkak të pezullimit të përkohshëm të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Më pas, ndodhen shtatë shtete – Danimarka, Italia, Kanadaja, Lituania, Polonia, Finlanda dhe Suedia – me nga 50 pikë.
Përmenden gjithashtu Norvegjia dhe Belgjika, ndërsa në vendin e shtatë janë Kroacia, Spanja dhe Greqia, të cilat kanë nga 40 pikë secila.
Portugalia dhe Sllovenia, si dhe Hungaria dhe Luksemburgu, renditen më poshtë.
Gazeta gjithashtu citon Sergei Lavrov, i cili ka deklaruar se Rusia po përdor gjithnjë e më pak termin “vende armike” dhe po kalon në përdorimin e termit “qeveri armike”.
Shtetet më pak “miqësore” ndaj Rusisë përfshijnë Shqipërinë, Bahamas, Lihtenshtajn, Mikronezinë, Monakon, Korenë e Jugut dhe San Marinin, të cilat kanë marrë vetëm 5 pikë.
Kosova nuk figuron në këtë listë.









