Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke folur për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës ka thënë se për arritjen e një paqeje duhet tejkaluar problemet e vjetra.
Për këtë ai ka thënë se duhet zgjidhje politike dhe kjo kërkon liderishp nga gjithë politikanët.
Ai në konferencën e përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se këtë e ka thënë edhe në Bosnje dhe ia thotë edhe presidentit të Serbisë.
“Të gjitha palët e sigurisë në rajon duhet të punojnë në të njëjtin drejtim dhe mu për këtë, të njëjtën gjë e thash edhe në Sarajevë. Është shumë më rendësi të vizitojë KFOR-in këtu. Do të kem takim edhe me presidentin serb në Bruksel dhe do të jem i drejtpërdrejtë duke i përçuar mesazhe gjithë partnerëve që vetën bashkërisht mund ta sjellim paqen afatgjate në këtë rajon.Nuk mund të parashikojmë paqe nëse mbetemi ne problemet e njëjta. Pra duhet gjejmë zgjidhje politike e që kërkon lidership nga të gjithë politikanët. Duhet të punojmë së bashku për të siguruar që ky rajon të arrijë paqen afatgjate”, ka thënë Rutte.