Sivjet për herë të fundit këtë shekull ishte data në kalendar 02/02/2022.
02/02/2022 u konsiderua datë e veçantë për t’u martuar. Për ta vulosur dashurinë e tyre në një datë të rrallë si kjo në Kosovë vetëm dje u martuan mbi 300 çifte.
Në një përgjigje Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se dje kanë bërë kurorëzim gjithsej 328 çifte.
Sipas të dhënave që ka siguruar portali rtv21.tv nga MPB, gjithsej 30 çifte dje i thanë po njëri-tjetrit vetëm në kryeqytet.
Në Vushtrri 27, Prizren 25, Mitrovicë 21, në Ferizaj, Rahovec dhe Pejë u kurorëzuan nga 19 çifte. Dje më 02.02.2022 në Gjakovë, Gjilan dhe Lipjan u martuan nga 18 çifte, shkruan rtv21.tv
Tutje në bazë të dhënave që ka siguruar portali rtv21.tv nga MPB, në Gllogoc dje janë martuar 14 çifte, Malishevë 12, Podujevë 12, Skënderaj, 11 Suharekë 10, Klinë 9, Kaçanik 8, Deçan 7, Shtime 7, Viti 5, Istog 5, Kamenicë 4, Fushë Kosovë 4, Dragash 2, Mamushë 2 dhe Obiliq 2. Nga një çift u martua në Novoberdë dhe Gracanicë.
Këto data të veçanta padyshim se rezervohen për tu veçuar gjithmonë pse jo edhe martesa. Kur jemi te kjo e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka treguar se në këto data vërehet numër më i madh i aplikimeve për t’u martuar.
Veç një ditë më parë kanë qenë vetëm 41 martesa në tërë Kosovën.