Trashëgimia që ka Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka marrë nga babai ka bërë që pasuria e tij të prek milionat.
Haziri në deklarimin vjetor të pasurisë ka vlerësuar tokën që ka në pronësi si trashëgimin nga babai në vlerë prej 1 milionë e 535 mijë euro.
http://akk-ks.org/declaration/2018/Komunat/Komuna_e_Gjilanit/Lutfi_Haziri.pdf
Përveç kësaj, Haziri kishte blerë një tokë që ka vlerë 15 mijë euro dhe një banesë në vlerë prej 100 mijë euro.
Megjithë pasurinë e madhe, Haziri nuk ka deklaruar se ka ndonjë veturë në pronësi, ndërkaq bashkëshortja e tij ka një ‘Hyndai Matrix’ në vlerë prej 3 mijë euro.
Haziri ka para të gatshme në vlerë prej 128 mijë e 195 euro dhe kjo duke mos përfshirë 52 mijë franga zviceriane që babai i tij i ka në një bankë të Zvicrës.
Bashkëshortja e Hazirit po ashtu ka 7 mijë euro të gatshme në një nga bankat vendore.
Lutfi Haziri merr 15 mijë e 512 euro në vit nga paga si Kryetar i Komunës së Gjilanit ndërsa 5 mijë e 333 euro i ipen për meditje dhe shpenzime të udhëtimeve zyrtare.
Pensionet e prindërve të Hazirit së bashku arrijnë shumën 1 mijë e 270 euro ndërkaq bashkëshortja e tij merr pagë mujore 370 euro nga puna në ‘Ansambli Shota’.