Sa herë kemi festë, nderojmë sakrificen dhe punën e madhe të të gjithë atdhetarëve tonë.
Kur po bëhemi gati që ta festojmë 10-vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, në Prekaz, vendin e kthesës së madhe, përkulemi tek varret e Jasharëve dhe te komandanti legjendar Adem Jashari.
Nderojmë e kujtojmë Zahir Pajazitin dhe të gjithë heronjtë që ranë për atdhe, për ta ridëshmuar përcaktimin dhe betimin tonë për mbrojtjen e lirisë me çdo çmim!
Sa herë vijnë përvjetorë të pavarësisë së Kosovës, kujtojmë ideatorin dhe kreatorin e saj, presidentin historik, Ibrahim Rugovën.
Lavdi të gjithë brezave që kanë dhënë çdo gjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!
RH