Ndonjëherë gjëja më e mirë që mund të bëjmë për dikë që ka nevojë për mbështetje, është një përqafim. Edhe nëse s’jeni fansa të prekjes fizike, do të ndryshoni mendje kur të mësoni për gjithë përfitimet që mund të merrni prej një përqafimi të vetëm.
Pse është kaq i rëndësishëm?
Prekja është forma më intime e komunikimit dhe sjell përfitime në mënyrë shumë natyrale. Kur janë të vetmuar, njerëzit e kuptojnë se diçka po i mungon, por nuk janë të vetëdijshëm që bëhet fjalë për një përqafim të thjeshtë.
Pse përqafimet e gjata janë më mirë për ne?
Njerëzit janë mësuar të japin përqafime të shkurtra, por për shumë arsye duhet të filloni t’i zgjasni. Kohëzgjatja ideale do të ishte 10 sekonda, për të marrë kënaqësinë që pritet prej një përqafimi.
Përqafimet mund të reduktojnë stresin dhe të rrisin lumturinë
Përqafimi prodhon “hormonin e lumturisë” thënë ndryshe, oksitocinën. Sa më gjatë të prekemi apo përqafohemi aq më shumë prodhohet nga ky hormon. Eshtë provuar edhe shkencërisht, që hormoni i dashurisë ka efekte kundër stresit.
Mund të përballeni më lehtë me ankthin dhe frikën
Përqafimet janë shumë të nevojshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga ankthi apo ata që kanë probleme me vetëbesimin. Rezultatet e studimeve kanë treguar se ata që janë përqafuar gjatë një episodi ankthi apo frike, kanë reaguar më mirë krahasuar me të tjerët.
Ndikon tek shëndeti i zemrës
Një eksperiment i bërë me 200 njerëz, arriti në përfundimin se përqafimet ndikojnë pozitivisht tek zemra si organ. Kërkuesit i ndanë në dy grupe të mëdha ku çiftet në grupin e parë mbajtën duart shtrënguar për 10 minuta teksa shihnin një video romantike dhe pastaj u përqafuan për 20 sekonda të tjera. Grupi i dytë pa po të njëjtën video, por pa u prekur dhe përqafuar gjatë asaj kohe. Si përfundim, ishte grupi i parë që tregoi presion gjaku më të qëndrueshëm dhe rrahje normale zemre.
Sa përqafime na duhen për të qenë të shëndetshëm dhe me humor?
4 përqafime në ditë konsiderojini si për “mbijetesë”. 8 përqafime në ditë për qëndrueshmëri humori, e ndërsa 12 për rritje. E vërteta është se duhet të marrim aq sa kemi nevojë të marrim. Për aq kohë sa nuk vjen asnjë disavantazh prej tyre, çfarë prisni?