Deri më tani në Gjermani janë regjistruar më shumë se 200 mijë qytetarë nga Kosova. Edhe pse të dhënat nga Gjermania nuk përputhën me ata nga Kosova. Për këtë çështje kanë folur profesionistë të ndryshëm ku tregojnë se cilat janë shifrat e sakta dhe pse Gjermani vazhdon të prijë e para për nga numri i qytetarëve nga Kosova.
Gjermania është vendi me më së shumti qytetarë nga Kosova.
Reklamë
ADVERTISEMENT
E krejt kjo po vlerësohet pasi ky shtet përveç se ka nevojë për fuqi punëtore ka krijuar lehtësira duke i njohur të gjitha dokumentet e Kosovës.
Germin që është një organizatë joqeveritare për angazhimin e Diasporës në zhvillimin dhe demokratizimin e vendeve amë, tregon se cilat janë arsyet qe Gjermania është vendi i parë që zgjedhin kosovarët për të jetuar.
“Përvec faktorëve shtytës në terminoligjinë e emigrimit njihen edhe faktorët tërheqës, njëra prej arsyejeve që ka më shumë qytetarë në Gjermani është sepse Gjermania ka kriju lehtësira të jashtëzakonshme në të gjitha aspektet duke filluar nga njohja e dokumentacionit. Sot një i ri ose e re ose një profesionist shumë ma lehtë mundet me emigru në Gjermani sesa në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Lirim Krasniqi nga GERMIN.
Të dhënat nga Gjermania me ato nga Kosova gazetari nga Gjermania, Esat Husaj thotë se nuk përputhen me njëra tjetrën.
Mirëpo ai tregon arsyen pse është rritur numri i kosovarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
“Numri i kosovarëve që jetojnë në Gjermani i viteve të fundit është rritur dukshëm e sidomos prej vitit 2016 pas miratimit të rregullores për Ballkanin Perëndimor ku 6 vendeve të regjionit i është lejuar që proporcionalisht 25 mijë qytetarë të këtyre vendeve mund të aplikojnë për vende pune në Gjermani”, ka thënë Husaj.
E procesi për regjistrimin e diasporës është duke vazhduar deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Diaspora është e fokusuar me Gjermaninë duke pasuar më pas Zvicrra, Franca dhe Suedia.
“Në numrin total deri më tani të regjistruar janë diku rreth 600 mijë, Gjermania është njëra ndër të parat e cila i prin këtij procesi me mbi 200 mijë të regjistruar deri më tani që si përqindje është 35% e totalit të këtij numri”, deklaroi udhëheqësi i Divizionit për Statistika, Ylli Shala.
Sipas Shalës për vitin 2023 nga Kosova për në Gjermani kanë lëvizur rreth 15 mijë qytetarë.
“Për vitin 2023 që kemi publikuar të dhënat emigrimi është që kanë shku në Gjermani rreth 21 mijë ndërsa e kemi imigrimin që janë kthyer nga Gjermania 5864, kështu që si total që kanë lëviz prej Kosovës në Gjermani është 15 mijë e 312 persona”, theksoi Shala/teve1/