By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Sa të mbrojtur jemi nga zjarret pa një rrjet funksional hidrantesh?
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Opinion

Sa të mbrojtur jemi nga zjarret pa një rrjet funksional hidrantesh?

Përditësimi i fundit: March 23, 2025 9:47 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkruan Mumin Morina, ekspert në fushën e ujërave

- Advertisement -

Tragjedia e ndodhur në Koçan të Maqedonisë së Veriut, e shkaktuar nga një zjarr ku humbën jetën 59 qytetarë, duhet të na bëjë të reflektojmë mbi gjendjen e rrjetit të hidranteve në vendbanimet ku jetojmë dhe punojmë. Nga të dhënat e disponueshme, situata në qytetet e Kosovës sa i përket rrjetit të hidranteve për shuarjen e zjarreve nuk mund të konsiderohet e kënaqshme, pasi për shumë vite nuk ka pasur investime të mjaftueshme në këtë sektor.

Një nga arsyet kryesore të mungesës së investimeve është fakti që as kompanitë rajonale të ujësjellësit, të cilat menaxhojnë sistemet e furnizimit me ujë, dhe as komunat nuk i trajtojnë këto asete si prioritet, pasi nuk i menaxhojnë drejtpërdrejt. Siç dihet, hidrantet janë pajisje thelbësore që mund të përdoren nga brigadat e zjarrfikësve, të cilat funksionojnë në kuadër të komunave të Kosovës.

Nëse i referohemi saktësisht Udhëzimit Administrativ Nr. 24/2012 të MPB-së për rrjetin e hidranteve për fikjen e zjarrit, në Nenin 16 thuhet:

Largësia ndërmjet dy hidrantëve të jashtëm fqinjë nuk duhet të jetë më e madhe se 150 m, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe me udhëzim të veçantë.

Në vendbanimet me shtëpi familjare, distanca ndërmjet dy hidrantëve të jashtëm fqinjë nuk duhet të tejkalojë 300 m.
Megjithatë, në asnjë qytet të Kosovës këto kritere nuk janë përmbushur, madje as përafërsisht. Situata bëhet edhe më shqetësuese, pasi kompanitë rajonale të ujësjellësit, të cilat menaxhojnë rrjetin e furnizimit me ujë ku përfshihen edhe hidrantet, nuk kanë informacion të plotë mbi funksionalitetin e tyre.

Një tjetër problem serioz është se edhe hidrantet e rinj, të instaluar në hapësirat e ndërtimeve të reja anembanë Kosovës, shpesh nuk i plotësojnë kërkesat teknike sipas Udhëzimit Nr. 24/2012. Në disa raste, autoritetet përgjegjëse për lëshimin e lejeve të kyçjes në rrjetin qendror të ujësjellësit nuk miratojnë kërkesat e investitorëve për dimensionet e duhura të tubacioneve, pavarësisht se këto janë të parashikuara në projekt. Kjo situatë përbën një problem serioz, duke ndikuar drejtpërdrejt në sigurinë dhe efikasitetin e rrjetit të hidranteve.

Për ta adresuar këtë problematikë, institucionet përgjegjëse, përfshirë Agjencinë e Emergjencave të Kosovës, inspektoratin shtetëror dhe inspektoratin në kuadër të ARRU-së, duhet të ndërmarrin hapa konkretë.

Si masa urgjente propozohet:

Inspektimi i situatës aktuale të rrjetit të hidranteve në të gjithë territorin e Kosovës.
Investime të menjëhershme për funksionalizimin e hidranteve ekzistues.
Hartimi i një plani investimesh për zgjerimin e rrjetit të hidranteve në shkallë kombëtare.

Sigurimi i një rrjeti funksional të hidranteve është një domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe pronës. Për këtë arsye, institucionet duhet të ndërmarrin masa konkrete dhe të sigurojnë që standardet e përcaktuara ligjërisht të respektohen plotësisht.

Aksi i dytë më rëndësinë më të madhe ndërkombëtare që lidh Kosovën me Evropën, është në momentet më të vështira të kohës së tij
Kimete Berisha : Të Gjithë Kundër Albin Kurtit!
Demush Shabani: Marrëveshja e PDK-së e bërë sot me VV në qytetin e Gjilanit është gjunjëzim dhe përkulje e pa dinjitetshme para atyre që deri më sot me një gjuhë leniniste e kanë helmuar opinionin publik
Filloni punoni diçka, se për me shitë moral jeni të parët
Prekem si njeri, jo vetëm si pronar i Riga Pharm – mjekët po ikin dhe duhet të veprojmë tani!
Artikulli i mëparshëm MIA sjell risi në Gjilan – hapësira të reja me metodologjinë Montessori!
Artikulli tjetër Kurti për lojën e Kosovës: Përgëzime, urime e gëzuar për shumë fitore tjera dhe suksese që na presin

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.