Pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës.
Limaj e ka konsideruar këtë zgjedhje si akt antikushtetues dhe ka deklaruar se me këtë veprim po cenohen parimet themelore të Kushtetutës.
“Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar është antikushtetuese dhe cenon procesin demokratik. Me këtë veprim po hyjmë në vazhdimësi të shkeljes së Kushtetutës”, tha Limaj./Klankosova