Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj zv. kryeministrit Besnik Bislimi dhe Ministres së arsimit Arbërie Negavci, pasi këta të dy nesër do të vizitojn Luginën e Preshevën shkruan Radio Star.
Sadriu ka thënë se që sipas agjendës se Bislimi dhe Nagavci, nuk do të takohen me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiptim Arifin dhe kryetarin e Kuvendit, Sami Salihun, sipas Sadriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bënë ndarje dhe përçarje të faktorit politik shqiptarë në Luginë.
Shkrimi i plotë:
NUK PO MUNDEM ME BESU…!
Sipas agjendës që pashë në portalet vendore për vizitën e zv. kryeministrit Besnik Bislimi dhe Ministres së arsimit Arbërie Negavci, vërejta se të njëjtit nuk e kanë në agjendën e tyre takimin me kryetarin e komunës së Preshevës, z Shqiptim Arifin dhe kryetarin e Kuvendit,z. Sami Salihun.
Çudi, kurrë, ama bash kurrë, nuk e kisha besuar se Albin Kurti bënë ndarje dhe përçarje të faktorit politik shqiptarë në Luginë, edhe ate në momentet më të vështira!
Që nga dalja në zgjedhje kam votuar VV. Edhe atëherë kur nuk është dashur. Po të isha drejtor i Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” nuk do ti pranoja.
Haram të qoftë vota, dhe atë dinarë të fundit që shpenzova për të votuar Ty…