Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar deklaratën e Edi Ramës në të cilën ai bëri një krahasim banal për liderët kosovarë.
“Unë kam shprehur qëndrimin tim ndaj nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Veprimi i tërheqjes nga kjo nismë është për tu përshëndetur. Mendoj se deklarata dhe krahasimi i Edi Ramës është fatkeq, denigrues dhe vulgar. Krahasimet me lopë, kuaj, viça, qenë, është praktikë e vjetër e kafshërimit të kundërshtarit e trashëguar nga koha e monizmit” ka thënë Sali Berisha