Kryeshefi i ri i Shërbimit për Investime dhe Zhvillim në kuadër të komunës së Bujanocit, Rahim Salihi në një intervistë për Titulli.com deklaroi se për vitin 2019-të në infrastrukturë janë investuar 217 milionë dinarë, ku 109 milionë janë investuar nga Trupi Koordinues dhe pjesa tjetër nga buxheti komunal.
Për këtë vit një nga projektet më domethënës për kryeshefin Salihi është rruga Muhovc – Zarbincë në të cilën shumë shpejt do të fillohet punë.
“Për këtë vitë do të jetë tendenca jonë edhe mundi jonë që ti plotësojmë, realizojmë të gjitha projektet e parapara për vitin 2019-të. Projekti më i rëndësishëm dhe me prioritet është përfundimi i asfaltimit të rrugës Muhovc – Zarbincë, për të cilin presim që punët do të fillojnë shumë shpejt dhe presim që deri në fund të muajit nëntor të kompletohet projekti në tërësi. Në mënyrë që të rrumbullaksohet projekti kapital për komunën e Bujanovcit” – tha Salihi…