Salla e mbushur plot në Bresalc me banorë e përkrahës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vetëm se e konfirmoi se ky fshat është bashkuar në karvanin e ndryshimit.
Glauk Konjufca, ish shefi i deputetëve të Lëvizjes në Parlamentin e Republikës, bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, shpalosën para banorëve programin qeverisës prej arsimit te shëndetësia, nga sundimi i ligjit te zhvillimi ekonomik, nga ndalja e hajnisë deri te hapja e vendeve të reja të punës.
Bresalci ashtu si e gjithë Kosova janë të bindur se është qenësore që të ndryshoj qeverisja e Republikës, e ndryshimin i’a besojnë vetëm një qeverie që për kryeministër ka Albin Kurtin.