Takimi përmbyllës i fushatës parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan ishte madhështor. Salla e Teatrit të qytetit ishte e vogël për t’i zënë të gjithë të interesauarit, andaj tubimi u detyrua të mbahej në sheshin Agim Ramadani.
Qindra qytetarë dëgjuan kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! e ndër ta edhe kryetarin e saj Visar Ymeri, të cilët shpalosën programin qeverisës dhe 40 prioritetet e Lëvizjes në mandatin e parë qeverisës.
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i sigurtë se Lëvizja do të fitoj në Zgjedhjet e 11 qershorit porositi që ditën e votimeve do t’a shfrytëzojmë për të protestuar, por kësaj radhe në një mënyrë tjetër. Pra, duke votuar.
“Mirë që s’po na zënë sallat, e po dalim në shesh. Edhe Qendrën e Lëvizjes në Gjilan e kemi themeluar në shesh. Në shesh kemi protestuar. Kemi kërkuar ndaljen e decentralizimit, Zajednicës, demarkacionit që i humb territor Republikës së Kosovës. Kemi protestuar kunder hajnisë e korrupsionit. Tani, është koha të protestojmë duke votuar. Vota jonë më 11 qershor do të jetë protestë ndaj këtyre njerëzve që kanë kapur shtetin” – theksoi Ymeri.
Kandidatët për deputetë nga Gjilani kanë deklaruarse fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është e pashmangshme dhe duhet të ndodhë. Kjo po shihet në çdo tubim e takim me qytetarë. Qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës kanë vendosur që të mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kryeministrin e ardhshëm Albin Kurtin.