Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së, ka thënë se shteti i Kosovës do të bëhet ligjor ose do të shkatërrohet.
Sipas tij, ka përfunduar parodia kur në Zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendoset se kush do të fitojë mandate.
“Vendimi se kush ka me fitu dhe kush ka me hi në parlament ishte vendosur në tavolinën e KQZ-së, por më kjo nuk ndodhë…”, u shpreh ai.
Në këtë mbledhje Kurteshi ka akuzuar edhe LDK-në e PDK-në për vjedhje industriale të votave në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai ka thënë se në një vendvotim në Fushë Kosovë u tentua të bëhet vjedhje industriale e votave nga subjektet politike PDK dhe LDK.