Ka disa muaj që është duke vazhduar një debat rreth qëndrimeve të qeverisë Kurti në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Derisa ditëve të fundit është rikthyer në vëmendje një shkrim i vjetër i Hekuran Muratit, i cili tashmë është ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës.
Në atë shkrim, Murati kishte thënë se si Kosovës veteranët po i kushtojnë më shtrenjtë sesa një ushtri e rregullt.
Lidhur me këtë qëndrim të Muratit në një përgjigje për Persikopin ka folur, ish-kreu i Skenderajt dhe një prej figurave kyçe të PDK-së, Sami Lushtaku.
Lushtaku ka thënë se UÇK-ja luftohet nga Serbia, shërbimet ruse dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Kjo fushatë kundër UÇK-së ka nisur bajagi herët, nga Serbia e shërbimet ruse, dhe Vetvendosja. Domethënë janë tre mekanizma që në vazhdimësi e kanë luftu UÇK’në. Edhe VV’ja sikur këto shërbimet serbe domethënë të njëjtin rregull e ka ndjekë”, ka thënë Lushtaku për Periskopin.
“Prandaj nuk është befasi prej Hekuran Muratit dhe prej Albin Kurtit, i pres edhe prej një pjese të VV’së këto goditje dhe unë mendoj që Kosova është çliruar prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë ushtar i UÇK’së nuk e ka besuar që ka me pshtu prej lufte, kurrë, ama kurrë, ai që e ka kapë pushkën po edhe një pjesë e qytetarëve që e kanë nimu luftën nuk e kanë besu që ne kemi mi pritë edhe pavarësinë e edhe institucionet tona”, ka vazhduar tutje Lushtaku.