Sot në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, ka qëndruar Zv.Kryetari i PDK-së, gjenerali Sami Lushtaku ku u prit nga banorët e këtij vendi si hero shkruan 06 Press.
Përkrahja madhështore që kanë banorët e Përlepnicës për Partinë Demokratike të Kosovës bënë që edhe Sami Lushtaku të ndihet si në shtëpi i cili tha se jo rastësisht Përlepnica njihet si Prekazi i Anamoravës, vend i cili dha shumë për Kosovën dhe i cili nuk njeh humbje asnjëherë.
Takimin e ndezi Ardian Kastrati kandidat i PDK-së për deputet ku ndërlidhi ngjarjet nga viti 1998 e deri më sot, rrugën nëpër të cilen kaloi Kosova e në krye të gjitha ngjarjeve tha ishin pikërisht njerzit e UÇK-së, e që disa prej tyre padrejtësisht po mbahen në Hagë. Pikërisht për këtë arsye duhet të punojmë fuqishëm që çdo njëri prej nesh të mobilizohet dhe mos ta lejojmë vendin tonë në duart e pasigurta të ati djalit duke i’u referuar Albin Kurtit përfundoi Kastrati.
Përlepnicasit kanë kandidatin e tyre në listë për deputet Hevzi Xhelilin, për të cilin thanë se po punojnë pandërprerë për ta bërë deputet.
Në këtë takim prezent ishin edhe kandidatët për deputet Sami Hoxha, Mërgim Lushtaku dhe Fadil Nura.