Edhe pse ende asgjë nuk është bërë zyrtare nga ana e Samsung sipas “gsmarena”, gjigandi Korean po planifikon që shumë shpejt të rikthej në treg pajisjen e “ndaluar” Note 7. Sipas burimeve të kësaj media kjo do të jetë tentativa e fundit e Samsung për të rikther sërish te klientët e tij pajisjen dhe nëse kjo gjë nuk fuksionin, atëherë kompanisë do t’i mbeten vetëm shpenzimet e kryera për këtë operacion.
Një përditësim është lëshuar para disa kohësh në të gjithë pajisjet të Note 7 të cilat pronarët e tyre nuk kishin pranuar t’i kthenin, për të reduktuar kapacitetin e baterive deri në 60%. Samsung tërhoqi 285 mijë njësi të Note 7 nga tregu para disa muajsh dhe tashmë mund t’i rikthejë sërish/STAR PRESS