Media prestigjoze BBC ka raportuar për sanksionet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Kosovës lidhur me veprimet e fundit dhe ngjarjet që kanë ndodhur në komunat veriore.
Në artikullin e BB përmendet se Kosova është përjashtuar nga pjesë marrja në stërvitjen ushtarake të udhëhequr nga Amerika, Defender Europe 23.
BBC raporton për dislokimin e forcave shtesë, për rreth 700 trupa në Kosovë pasi u lënduan 30 prej trupave të KFOR-it në përleshjet me protestuesit në Sveçan.
Në artikull citohet ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili tha se SHBA-ja “parashikoi pasojat” e vendimit për vendosjen e “dhunshme” të kryetarëve të komunave në pjesën veriore.
Gjithashtu përmendet deklarimi i SHBA-ve se kishin “këshilluar fuqishëm” kryeministrin Kurti që të ndryshonte kursin e tij të veprimit, por se këshilla e tyre u shpërfill.
“Zoti Hovenier tha se SHBA po shqyrtonte masa të tjera dhe aktualisht “nuk ka entuziazëm” për të ndihmuar Kosovën në përpjekjet e saj për të fituar njohje më të gjerë ndërkombëtare ose përparim drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, shkruan BBC.
Ish-shefi i NATO-s, Lordi Robertson ka akuzuar Serbinë për nxitje tensionesh në Kosovë.
“Ideja se ne do të tërhiqemi plotësisht nga Kosova nuk mund të ndodhë derisa Serbia të fillojë ta pranojë realitetin”, tha ai.
“Unë mendoj se autoritetet kosovare duhet ta kishin trajtuar ata shumë më mirë”, tha ai, duke shtuar se “fakti që miqtë e tyre të ngushtë, si amerikanët, po ujapin atyre paralajmërime shumë të mprehta duhet t’i bëjnë ata të rimendojnë se çfarë po bëjnë”, tha ai. /Paparaci.com/