Arben Saqipi nga Bujanoci, pronar i teknikës së zërimit për muzikë nëpër dasma thotë të ketë rënë pre e mashtrimit apo vjedhjes nga një DJ i Kosovës që kishte ardhur në Preshevë për mbrëmje muzikore, shkruan Titulli.com.
Ai gjatë bisedës për Titulli.com tha se ishte thirrur nga një person dhe kishin ra dakord për dhënien me qira të teknikës së zërimit për një mbrëmje muzikore në Preshevë.
Saqipi ka thënë se me personin e dyshuar disa ditë më parë pati një bisedë telefonike që iu është prezantua si një DJ, dhe se për ditën e shtunë dhe të dielën i kishte thënë se do ti ketë dy mbrëmje gazmore apo party ne lokalin COCO në Preshevë.
Saqipi dyshon se ky është një mashtrim sepse me një plan të përgatitur me parë dhe është ndihmuar nga dy persona nga Presheva.
“Personi N.N. nga Kosova organizoi dhe me dy vetura në mënyrë të panjohur e nxori këtë zërim në territorin e Kosovës dhe thjeshtë ai bëri një vjedhje dhe më dëmtoi për disa mijëra euro”, ka thënë Saqipi.
Ky rast është paraqitur në stacionin e policor të Preshevë dhe në drejtorinë rajonale të policisë në Gjilan për të cilin hetimet janë duke vazhduar.
Zërimi i vjedhur është 1 Mikset Dynacord 1600-3, 2 Boksa Vari Line, 2 Basa Dynacord F8, 1 Mikrofon Ajror Shure Beta 58, 4 Robota Ndriçim dhe 2 Llasera.
Sipas Arben Saqipit, ai e posedon foton, e ka numrin nga është thirrur dhe kërkon ndihmë në identifikimin e personit në fotografi (DJ) për të cilin supozon se vjen nga komuna e Gjilanit e të cilën e ka publikuar Portali Titulli.