Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, është bërë nënë.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Shkrimi i saj i plotë:
Forca e jetës ❤️
E lumtur pa masë me lajmin për lindjen e djalit të koleges, shoqes dhe Nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci
Saranda dhe partneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë.
Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!