Sonte ka pasur hyrje të re në ‘BBV’. Befasia e këtij episodi ishte ardhja e deputetes kosovare, Adriana Matoshi, shkruan Indeksonline.
Për shkak të shoqërisë së ngushtë me Arjola Demirin, edhe ‘Sasa’ vendosi ti bënte një befasi asaj.
“Kom ardh me te than qe jam krenare me ty, e din qellimin pse ke hi ketu, te lutna rri vetevetja, ti je shume e drejt”, janë fjalët që Adriana i tha mikes së saj.