SBASHK ka njoftuar se ditët e fundit përsëri në disa komuna është aktivizuar kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës përkundër që mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar i kanë kontratat e punës me afat të pacaktuar.
“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar”, njofton SBASHK.
“Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë. Po ashtu, apelojmë te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos i nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut. /AlbanianEducation.net/.