By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... SBASHK kërkon nga Qeveria rritje të koeficientit të pagave për 30%
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

SBASHK kërkon nga Qeveria rritje të koeficientit të pagave për 30%

Përditësimi i fundit: August 30, 2024 7:08 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka mbajtur një takim me kryetarët e Sindikatave Komunale të Arsimit Parauniversitar (SKAP) dhe kryetarin e Sindikatës së Universiteteve të Shkencës dhe Kulturës (SUSHK).

- Advertisement -

Gjatë këtij takimi, kryetari Rrahman Jasharaj informoi pjesëmarrësit për veprimet e ndërmarra nga SBASHK që nga mbledhja e fundit.

Pas diskutimeve, u arrit marrëveshja për formimin e një komisioni që do të hartojë Draft-Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës, e cila do të përfundohet brenda një jave dhe më pas do të dërgohet për diskutim publik tek anëtarësia për të hartuar draftin final që do të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

Në takim u vendos gjithashtu që SBASHK-u të fillojë një iniciativë qytetare për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, duke mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime nga anëtarët dhe qytetarët e tjerë për t’i dorëzuar në Parlament për procedurat e duhura

Gjithashtu, SBASHK-u do t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë për një rritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30%, që do të fillonte së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024.

“Nga takimi doli kërkesa që t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë, për ngritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30% me rishikim të buxhetit të vitit 2024 ose me vendim të Qeverisë, por kjo ngritje të filloj së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024”, njofton SBASHK-u.

Pjesëmarrësit shprehën shqetësimin e tyre për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin e Pagave, veçanërisht për pagesën e përvojës së punës në 15 vitet e para, ku aktualisht paguhet vetëm 0.25%.

Ata kërkojnë që Qeveria të implementojë këtë vendim në mënyrë retroaktive që nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave.

Gjatë javës së ardhshme, do të mbahen kuvendet e sindikatave komunale dhe universiteteve për të diskutuar me anëtarësinë lidhur me këto çështje dhe për të marrë mendimin e tyre për veprimet e ardhshme sindikale në rast të mosrealizimit të kërkesave.

Këto takime do të zhvillohen para mbledhjes së Këshillit Drejtues të SBASHK-ut që do të mbahet në fund të shtatorit, ku do të vendoset për hapat e mëtejshëm sindikal.

Komunat kërkojnë heqjen e orës policore: S’ka asnjë argument shkencor që kjo na mbron nga COVID-19
Çka po paralajmëron shefi i grupit të LDK-së, Avdyl Aliu?
PDK garon me Muhamed Kallabën për kryetar komune të Kamenicës
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i dorëzon titullin ‘Qytetare Nderi’ aktivistes dhe humanistes gjermane Barbara Langmack
Osmani: Pritja e Trump, mundësi për dialog të rëndësishëm për Kosovën
Artikulli i mëparshëm VV del me njoftim, tregon se me cilat parti do të jenë bashkë në zgjedhjet e ardhshme
Artikulli tjetër Raportimet në disa media, Zyra e Shtypit: Presidenti Bajram Begaj, raporte të ngushta në çdo situatë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.