Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka marrë mbështetje nga drejtoresha e Edukimit Botëror për regjionin e Evropës, Susan Flocken, raporton Ekonomia Online. Sipas kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, Federata Evropiane e sindikatave, do të mbështesin vendimet e mësimdhënësve kosovar, në rast se do të mbajnë greva. Sa i përket orëve të humbura në grevën e fundit të mësimdhënësve, Jasharaj tha se për zëvendësimin ose jo të tyre, do të vendosin mësimdhënësit, ndonëse MAShT-i ka marrë një vendim për kompensimin e tyre.
“Ne i respektojmë por janë mësuesit që me shumicë votash do vendosin për kompensim të orëve”, tha ai.Ai foli edhe për takimet që kanë pasur të martën me krerët e institucioneve. “Sot kishim ditë të ngjeshur sepse u takuam me ministrin Bytyqin takim relaksues të mirë dhe pastaj vizituam shkollën e Gjelbër dhe Suzan u nda e kënaqur me vizitën u takuam edhe me Ismajl Kurteshin dhe kryeministrin Haradinaj”, tregoi Jasharaj.Në anën tjetër, drejtoresha e Edukimit Botëror për regjionin e Evropës, Susan Flocken, tha se si Federatë Evropiane e Sindikatave kanë ardhur të solidarizohen me anëtarin e tyre në Kosovë.
“Diskutuam për cilësinë në arsim dhe e urova kryeministrin dhe ministrin për mbështetjen e politikave dhe mbështetjen financiare për rritjen e koeficientit për punëtorët e arsimit në Kosovë. Është e rëndësishme sepse po vërehet se arsimi po vendoset si prioritet në Kosovë dhe e rëndësishme të shohim se dialogu social po merr një rol dhe ka nevojë të jetë i bazuar në respekt të përbashkët ku dy partnerët hyjnë në dialog e diskutojnë dhe greva në Kosovë është masa e fundit që i drejtohemi”, tha ajo.
Sipas Flocken, dialogu social është tejet i rëndësishëm, ku mund të arrihet kushtet më të mira për punëtorët në arsim. “Me kryeministrin, ministrin janë deklaruar që dialogu social është i rëndësishëm, përmes dialogut social i referohemi reformave në arsim dhe cilëson për kushte të mira për punëtorët në arsim, për paga të mirë, të promovojnë tërheqjen e këtij profesioni.
Në nivel evropian po ndërmarrim një fushatë ”të i japim formë të ardhmen së Evropës me mësuesit” dhe iu tregova pikat e fushatës që bëjnë rritjen e cilësisë në arsim”, shtoi Flocken, raporton EO. Ajo tha se greva është mbajtur pikërisht për ngritjen e cilësisë në arsim dhe për këtë arsye ajo sugjeroi të kompensohen orët e humbura.“Kam dëshirë dhe shpresoj se ta përdorni mundësinë të zëvendësoni orët sepse greva që mbajtët është për ngritjen e cilësisë në arsim dhe kjo nuk duhet të bëhet për të kundërtën”, tha ajo.Se orët duhet të zëvendësohen e thotë edhe kryetari i SAShK-ut të Shqipërisë, Nevrus Kapteli. Ai e quajti fitore realizimin e kërkesave të mësimdhënësve.
“20% të pagës nuk ka fituar askush kjo tregon që kur jeni të vendosur mund të arrini realizimin e kërkesave të tyre. Nuk ka asnjë arsye se pasoja e qeverisë të vuajnë fëmijët tanë, u pezullua mësimi për 3 javë por kur futesh në betejë mund të mos fitoni atë por keni firuar një fitore të madhe. “Do ju rekomandoja të bëni kompromis me MAShT që ato orë patjetër duhet të zëvendësohet nuk ka arsye fëmijët të kenë mësim të mangët jemi sindikata që e kemi edhe rritjen e cilësisë së arsimit, për mua duhet përjashtuar ajo që orët të mos zëvendësohen sepse mësuesit pa nxënësit janë hiq”, tha ai.Përndryshe, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBAShK-u.