SBASHK-u këtë vit ka njoftuar se do t`i dërgojë 400 anëtarë të arsimit në bregdetin shqiptar.
Në komunikatën e SBASHK-ut bëhet e ditur se sot është nisur grupi i parë prej 88 pushuesve, kurse grupi i dytë do të jetë më 19 qershor prej 203 pushuesve dhe grupi i tretë përfundimtar do të jetë prej 149 pjesëmarrësve në këtë aktivitet.
“Edhe këtë vit SBASHK-u ka vazhduar me aktivitetin tradicional për dërgimin e një numri të konsideruar të anëtareve e anëtarëve në bregdetin shqiptar në shenjë të respektit për përkushtimin e tyre në arsimimin dhe edukimin e brezave nëpër vite e dekada. Ky aktivitet këtë vit ka nisur sot me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar më 19 qershor me grupin e dytë prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pjesëmarrësve në këtë aktivitet rekreativ, të cilët për në bregdetin shqiptar do në nisen më 29 qershor”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
Ndryshe, përzgjedhja e anëtarëve është bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.
Derisa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se ndjehet krenar që ky aktivitet po vazhdon, ngase sipas tij, është shprehje e mirënjohjes për angazhimet maksimale të anëtarëve.
“Përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut. Kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj, është krenar që ky aktivitet po vazhdon sepse është shprehje e mirënjohjes për angazhimet e vazhdueshme e maksimale të këtyre pushuesve në shërbim të arsimit dhe kulturës”, thuhet në komunikatë./teve1.info/