Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Vjollca Shala ka folur rreth situatës që SBAShK-u është, si pasojë e mosformimit të institucioneve të vendit. Sipas saj, nëse kërkesat e punëtorëve të arsimit nuk realizohen, nuk përjashtohen veprimet sindikale e as grevat.
“SBAShK-u në konsultim me kryesinë, dhe kryetarët e sindikatave të niveleve komunale, ka vendosur se meqenëse nuk kemi të krijuara institucionet përgjegjëse, e në veçanti Ministrinë e Arsimit, aty ku mund t’i adresojmë kërkesat e punëtorëve të arsimit, se derisa të krijohen këto institucione, SBAShK-u është për takime, për dialog, dhe nëse me krijimin e qeverisë së re nuk hasim në mirëkuptim për realizim të kërkesave të punëtorëve të arsimit, nga çerdhet deri në universitet, natyrisht që nuk përjashtohen as veprimet sindikale, e as grevat”, u shpreh Shala.
Ndër të tjera, Shala thotë se uron që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt, për arsye që të nis dialogu mes sindikatave me ministrinë përgjegjëse.