Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dalë të martën me një propozim që mësimdhënësve grevist t’iu jepet një pagë avans në mënyrë që t’i kompensojnë orët e humbura gjatë shatorit sa ishin në grevë.
Në një prononcim për tëvë1, Hanife Salihu – anëtare e Këshillit Grevist të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit deklaroi se nuk e kanë për obligim që t’i kompensojnë orët e humbura.
Sipas saj, kjo bëhet në rast se arrihet ndonjë marrëveshje mes palëve, në këtë rast mes SBASHK-ut dhe Qeverisë.
“Neve sot e kemi pa një vendim të MASHTI-t por mund të ju them që nuk është konsultuar me SBASHK-un dhe ne si SBASHK dmth anëtarësia jonë nuk e ka për obligim që në bazë të Ligjit për Grevat t’i zëvendësojë orët ngase nënshkrues i marrëveshjes është MASHTI dhe SBASHK-u. Dmth nuk e kemi obligim ligjor t’i zëvendësojmë vetëm se në rast kur arrihet ndonjë marrëveshje mes dy palëve dhe natyrisht ne si SBASHK e pyesim anëtarësinë”, tha ajo./teve1.info/