Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh sot se nuk është koha për grevë meqë thotë se humbjet te nxënësit kanë qenë të mëdha dhe se Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh sot se nuk është koha për grevë meqë thotë se humbjet te nxënësit kanë qenë të mëdha dhe se Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë.
Për të diskutuar rreth kësaj çështjeje dhe përgjithësisht rreth gjendjes në arsimin e Kosovës, sot ishin të ftuar në emisionin Imazhi i Ditës në Radio Televizionin e Kosovës, zëvendësministri i Arsimit Dukagjin Pupovcin dhe kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharin.
Sa i përket grevës, Popovci tha se nuk ka arsye për grevë, sepse Ligji i Pagave është hartuar, dhe nuk mund të shkojë aq shpejt sa dëshirojmë, sepse ka shumë kategori tjera.
“Jemi takuar me udhëheqjen e SBASHK-ut rreth Ligjit të Pagave, i kemi marrë propozimet e tyre, i kemi dërguar në Komision, dhe do të shqyrtohen me shumë kujdes. Duhet të pritet deri sa të dalë drafti për diskutim publik, po prapë nuk kemi garanci që Ligji do të aprovohet për një kohë të shkurtër, sepse do të ketë kategori që do të jenë të pakënaqura”, tha Popovci.
Kurse, sa i përket kërkesës së SBASHK – ut që deri në miratim të Ligjit të Pagave punëtorëve të arsimit t’u ndahen nga 100 euro shtesë në muaj, Popovci tha se është diçka e padëgjuar deri me tani.
Në anën tjetër kryetari i SBASHK-ut Jashari tha se MASHT ka qëndrimet e veta që ne i kuptojmë, por edhe qëndrimet e SBASHK-ut nuk janë të miat por të të gjithë punëtoreve të arsimit.
Jashari tha se sa i përket kërkesës për 100 euro nuk është kërkesë vetëm e punëtoreve të arsimit, por edhe e të gjitha sindikatave që përfaqësojnë në nivel vendi e civil e kanë këtë kërkesë./rtk/