Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë ka bërë të ditur se kompensim të orëve të humbura në grevë nuk do të ketë as gjatë pushimit pranveror.
Ndërsa sot SBASHK-u ka ftuar kryesinë dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit që të marrin veprime duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës.
“SBASHK-u të hënën ka ftuar Kryesin e SBASHK-ut dhe kryetarët e sindikatave komunale të arsimit parauniversitar të të gjitha komunave me qëllim që të analizojë se si është situata gjatë pushimit pranveror dhe a ka presione ndaj anëtarësisë dhe varësisht nga informatat që marrim edhe do të marrim veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe shpalljen e grevës në komunat ku ka presione e nëse presione do të ketë në shumicën e komunave do të shkohet në grevë të përgjithshme në nivel vendi”, thuhet në komunikatë.