SBASHK sot do ta dorëzojë padinë në Gjykatën Themelore, ndaj vendimit të ministrit të arsimit, Shyqyri Bytyqi, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.
Këtë e ka bërë të ditur SBASHK-u përmes një komunikate dhe bëhet e ditur që padia pritet të dorëzohet në ora 13:15.
Të nderuara media, ju njoftojmë se sot me datë 04.03.2019, në ora 13:15 SBASHK-u do ta dorëzoj në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Administrativ, në rrugën Nekibe Kelmendi p.n,( Te Pallati i drejtësisë) padinë ndaj vendimit Nr.911 të datës 27.02.2019, i cili ka hyrë në fuqi me datë 01.03.2019, i nënshkruar nga ministri Bytyqi për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës. Pasi ta dorëzojmë padinë në gjykatë mund ta merrini edhe ju nga një kopje të padisë, që SBASHK-u ka dorëzuar në gjykatë ndaj vendimit të ministrit Bytyqi.”, thuhet në komunikatë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, para pak ditësh ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u.
Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim: pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.
Ndryshe, punëtorët e arsimit grevë të përgjithshme që nga 14 janari deri me 2 shkurt. Ata kërkonin të ngritet në 30 përqind koeficienti për paga.