Skuadra e SC Gjilanit ka arritur marrëveshje me futbollistin Shqiprim Taipin shkruan Radio Star.
Taipi, të enjten është prezantuar te Gjilani, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit me opsionin e vazhdimit.
Shqiprim Taipi, së fundmi ka bërë karrierë në Kazakistan, te skuadra Caspiy kurse e njeh edhe futbollin e Kosovës.
Ai në vitin 2018 ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut. Ka luajtur për Shkëndijën, Shkupin, Skënderbeun e Kukësin.
Aktualisht, Gjilani është i shtati në Superligën e Kosovës me 26 pikë të mbledhura pas po aq ndeshjeve të luajtura. Duelin e radhës Gjilani e luan të dielën në shtëpi kundër Dukagjinit të Klinës.