Gjilani ka barazuar me Llapin me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Albert Dabiqaj, në minutën e 3’. Llapi pas disa tentimeve arriti ta barazojë rezultatin me anë të Fernandinhos, në minutën e 16’.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ani se kishte disa raste të tjera.
Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen në lojë edhe njëherë me anë të Shend Kelmendit, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 61’.
Kur ndeshja mendohej se po shkonte drejt përfundimit me këtë rezultat, në skenë doli Franciso Rivera, i cili ia siguroi një pikë së paku Llapit.
Gjilani pas barazimit mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, pas 26 ndeshjeve, teksa Llapi me 33 pikë, në pozitën e pestë.