Skuadra e SC Gjilanit ka zyrtarizuar sot një nga përforcimet më të rëndësishme të merkatos, mbrojtësin e krahut, Armend Thaqin shkruan Radio Star.
Përmes një videoje zyrtare, klubi gjilanas ka treguar se Thaqi është rikthyer në “fole”, në ekipin ku kishte luajtur më parë dhe kishte ndërtuar një lidhje të veçantë me tifozët.
Radio Star kishte raportuar ditën e djeshme, duke publikuar një foto ku Armend Thaqi shihej duke debutuar me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu, duke treguar se rikthimi i tij është zyrtarizuar dhe ai tashmë është pjesë e ekipit.