Ndeshja mes SC Gjilani dhe Dukagjinit, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1 me 1.
Skuadra nga Klina kaloi në epërsi me anë të Bujar Shabanit që realizoi një gol të bukur pas asistimit të Morinës (30’).
Sidoqoftë, Gjilani s’u dorëzua duke barazuar me Kushtrim Shabanin për të arkëtuar së paku një pikë (60’).
Kështu, Gjilani bie në vendin e tetë me tetë pikë, derisa Dukagjini zë vendin e shtatë me nëntë sosh.