Trajneri karizmatik kosovar, Ismet Munishi, më nuk do të jetë trajner i klubit nga Gjilani, njofton Radio Star.
SC Gjilani e ka shkarkuar trajnerin Ismet Munishi, pas rezultateve të dobëta para përfundimit të kampionatit në Superligë.
SC Gjilan dje humbi nga Dukagjini, duke bërë hap të madh prapa në garë për titull, shkruan Radio Star.
Radio Star merr vesh se skuadra gjilanase dhe traineri Ismet Munishi, tanimë kanë ndarë rrugët, së shpejti pritet të dalë me komunikatë zyrtare klubi i Sc Gjilanit./RadioStar/