Gjilani e Prishtina po zhvillonin një ndeshje të barabartë deri në minutën 19, kur Prishtina mbeti me një lojtarë më pak në fushë, kur me karton të kuq është ndëshkuar Gashi, kryelajmi.com
Gjilani që pati epërsi numerike në fushë nisi të sulmojë më tepër dhe pati disa raste të mira shënimi, por që sa për shkak të pasaktësisë së sulmuesve e sa për shkak të intervenimeve të suksesshme të portierit të Prishtinës, Kolaj, rrjetat mbetën të paprekura deri në fund të lojës, andaj u desh që të luhen vazhdimet.
Edhe pas 30 minutave shtesë, rezultati mbeti i barabartë, andaj u desh që të gjuhen penaltitë.
Me rezultat 1:4 pas penaltive Prishtina shkoi tutje në garat për kupë, derisa Gjilani që më tepër se 100 minuta ishte me një lojtar më shumë nuk ia doli që së paku të shënojë një herë./kryelajmi.com/.