Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se derbi gjilanas mes SC Gjilanit dhe FC Dritës nuk do të zhvillohet më të dielën, më 5 tetor, siç ishte paraparë fillimisht.
Ndeshja është shtyrë për të hënën, më 6 tetor 2025, nga ora 15:00.
Arsyeja e zhvendosjes është angazhimi i FC Dritës në garat evropiane të cilat zhvillohen të dielën.