Skudra e SC Gjilanit, ka prezantuar futbollistin Senad Jarovic, të cilin e ka huazuar nga FC Struga.
SC Gjilani e sheh si vlerë e shtuar për repartin sulmues.
📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani dhe FC Struga janë dakorduar për huazimin e futbollistit Senad Jarovic.
Sulmuesi 25 vjeçar do të qëndrojë në skuadër deri në fund të edicionit 23/24 si futbollist i huazuar nga kampionët e Maqedonisë së Veriut.
Jarovic më parë ishte pjesë e shumë klubeve në Evropë, derisa te ‘kuqebardhët’ vjen si vlerë e shtuar për repartin sulmues.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Jarovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.
Zyra për shtyp
22 Janar, 2024