Sport Club Gjilani e ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të Rilind Berishës, futbollist i klubit “Rilindja 1974” nga Peja, si dhe gjyqtar i moshave.
Me këtë rast klubi dërgon telegram ngushëllimi familjes Berisha për humbjen e më të dashurit të tyre dhe Klubit Futbollistik “Rilindja 1974” për humbjen e futbollistit të tyre.
Rilindi ishte një djalë shembullor, një futbollist i përkushtuar dhe një gjyqtar premtues, i cili la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar. Ikja e tij e hershme është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe sportin.
Në këto momente të vështira, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta nga gjithë komuniteti ‘kuqebardh’. Ne jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe.
Me respekt,
Sport Club Gjilani