Pas disa ditëve pushim në festat e fundvitit, futbollistët e SC Gjilanit nën drejtimin e kryeytrajnerit Gentjan Mezani i kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror, shkruan kryelajmi.com.
Këto stërvitje kanë nisur pa dy futbollistët që kanë ndërruar mjedis, ndërkohë që te Gjilani priten ardhje të reja në ditët në vijim, gjë të cilën e kanë pohuar zyrtarë të klubit kuq e bardhë nga Gjilani.
Ndryshe, Gjilani që është në zonën e barazhit, kampionatin e kishte nisur me vonesë dhe në çastet e fundit i ka nisur garat, andaj në një situatë të tillë klubi ka marrë me nguti disa lojtarë, i ka kombinuar ata me pak lojtarë që mbetën e lojtarë nga grupomosha e juniorëve. Tashti, kur gjërat kanë ndryshuar dhe klubi është konsoliduar pritet që të ketë angazhime të reja, gjithësesi lojtarë më cilësorë, pritet që ekipi t’i zhvillojë disa ndeshje kontrolluese dhe që njërën nga fazat përgatitore t’a zhvillojë jashtë vendit, sipas të gjitha gjasave në Turqi. /kryelajmi.com/.