Ne qëndrojmë së bashku si një familje”, ky është mesazhi i SC Gjilanit për mëngjesin e 9 prillit, teksa kuqbardhët po ndjehen krenarë me tifozët e tyre “Skifterat” që të dielen e dëshmuan se janë më shumë se një tifozëri, shkruan Gazetasheshi.com.
Ç’është e vërteta ekipi nuk ishte në nivelin e tifozëve as në derbi ndaj rivalit të përbetuar Dritës, por megjithatë arritën të ruanin nderin e tyre dhe të dalin të pamposhtur nga ndeshja më e rëndësishme e vitit.
Mjafton një goditje në portë e Edison Kçikut në minutat shtesë të ndeshjes për të parë entuziasmin e madh në tribunën veriore dhe një pjesë të madhe të asaj lindore për të fituar derbin lokal.
Pas përfundimit të ndeshjes futbollistët dhe tifozët bënë ritualin e zakonshëm, teksa u bashkuan përkrah njëri tjetrit për të dhënë mesazhe se ata qëndrojnë së bashku në të mirë dhe në të keq, pasi që Gjilani dhe Skifterat janë një familje.
Kjo është postimi i publikuar sot (9 prill) nga SC Gjilani: