Fiton Hajdari ka shënuar nga penaltia në duel me Drenicën dhe të gjithë lojtarët janë vënë në festë. Nga festimi i ‘kuqebardhëve’ vërehet afërsia e futbollistëve shqiptarë me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, Keita Razak, të cilin e përfaqafojnë të gjithë një e nga një, shkruan Gazetasheshi.com.
Keita Razak dhe Keita Aziz janë dy vëllezërit binjak nga vendi i largët afrikan të cilët te Gjilani kanë gjetur ngrohtësinë e duhur të bashkëlojtarëve dhe tifozëve gjilanas. Të dy lojtarët gjenden vazhdimisht në mesin e bashkëlojtarëve të tjerë dhe nuk e ndjejnë vetën aspak të huaj, ani pse ende nuk i kanë bërë një vit të plot që nga ardhja e tyre në Kosovë.
Të qetë sikurse klubi i tyre, lojtarët e SC Gjilanit i ofruan mbështetje bashkëlojtarit të tyre Jackson Ferreira, i cili u ofendua nga tifozët vushtrrias në mesjavë me thirrjet raciste. Madje, futbollisti brazilian nuk u ankua fare dhe qëndroi i fortë përkrah bashkëlojtarëve të tij.
Megjithëse klubi gjilanas u përball me akuza të mëdha nga FC Drenica dhe komuniteti sportiv për thirrjet raciste ndaj futbollistit Harmon, të gjithë lojtarët e Gjilanit dolën njëzëri për të kundërshtuar atë që thanë ‘kuqezintë’, pasi që gjilanasit janë shembulli më i mirë se si luftohet racizmi dhe se kjo fjalë nuk zë vend në fjalorin e asnjërit prej lojtarëve të tyre./Gazeta Sheshi/