SC Gjilani, ka konfirmuar dy largimet nga klubi me marrëveshje të dyanshme shkruan Radio Star.
Skuadra gjilanase tanimë ka nisur përgaditjet për stinorin e ri pranveror, ku pritet të ketë afrime në afatin dimëror.
Komunikata e plotë:
𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐄𝐠𝐳𝐨𝐧 𝐁𝐞𝐣𝐭𝐮𝐥𝐥𝐚𝐢 & 𝐕𝐚𝐥𝐦𝐢𝐫 𝐍𝐚𝐟𝐢𝐮 🤝
Sport Club Gjilani njofton zyrtarisht që ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët Egzon Bejtullai dhe Valmir Nafiu.
Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër këtë edicion, teksa ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme.
Klubi e falenderon Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke u uruar suksese të metutjeshme në sfidat e ardhshme.
Faleminderit për momentet e bukura dhe angazhimin në klubin tonë.
Zyra për shtyp,
11 Janar, 2024