Sport Club Gjilani njofton opinionin se ka liruar nga detyra Alban Hysenin për shkak të kërkesës së tij personale për t’u tërhequr momentalisht nga futbolli.
Alban Hyseni ka vendosur që të shkëputet nga klubi dhe futbolli për shkak të angazhimeve personale, duke lënë prapa kontributin gati një dekadshe në stafin teknik.
Me kërkesën e tij personale, klubi e ka mirëkuptuar Hysenin dhe njëherit i ka ofruar mundësinë e rikthimit në çdo moment në të cilin ai ndjehet i gatshëm.
Hyseni ishte pjesë e stafit teknik të Gjilanit nga edicioni 2016/17, pasi ishte pensionuar nga futbolli i luajtur. Si futbollist gjithashtu ishte pjesë e klubit për më shumë se një dekadë, duke qenë njëherit simbol i paharrueshëm me numrin “5” i cili tashmë e sa kohë mbetet i varur në mur në nderim të karrierës së tij.
Të gjithë në SC Gjilani e falenderojnë Alban Hysenin për kontributin e dhënë ndër vite dhe i urojnë gjithashtu i rikujtojnë që dera e klubit mbetet gjithmonë e hapur për të.