Sport Club Gjilaninjofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Mehdi Çoba, me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Vendimi për ndarjen vjen në mirëkuptim të plotë, duke i hapur rrugë futbollistit që të kërkojë një ambient ku do të ketë më shumë hapësirë për aktivizim të vazhdueshëm në vazhdim të karrierës së tij.
25 vjeçari iu bashkua “kuqebardhëve” në afatin kalimtar të verës, derisa u paraqit në tetë ndeshje zyrtare, duke përfshirë edhe duelin e kupës. Gjatë kësaj kohe, futbollisti shkodran tregoi profesionalizëm dhe përkushtim të lartë për fanellën.
SC Gjilani e falënderon Mehdi Çobën për angazhimin, profesionalizmin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës që ishte pjesë e klubit, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.









