-Sot Komuna e Gjilanit ndau Mirënjohje për sportistët më të dalluar të Komunës sonë.Me Mirënjohje u nderua dhe lojtari ynë Filonit Shaqiri i cili u shpall si ndër lojtarët më të dalluar të Komunës tonë,ku pati paraqitje mjaft të mira në fanellën e Gjilanit në sezonin që e lam pas.
-Gjithashtu sot nuk mungoi dhe Mirënjohja për skuadrën e Juniorëve të cilët nën udhëheqjen e profesor Refik Rexhepaj me plot sukses përfaqësuan Komunën e Gjilanit në këtë rang garash duke u shpallur kampion 5 javë para mbylljes së kampionatit me 22 pikë diferenc nga vendi i dytë.
SC Gjilani nderohet me Mirënjohje nga Komuna e Gjilanit
Ndani këtë artikull