Federata e Futbollit të Kosovës, ka vendosur që ndeshja mes SC Gjilanit dhe Ballkanit, të luhet në Suharekë shkruan Radio Star.
Skuadra suharekase do të kurorzohet me titullin e dytë radhazi në Superligën e Kosovës, e cila pas humbjes së FC Dritës nga Malisheva, siguroi titullin kampion duke shënuar fitore ndaj Ferizajit.
Ndeshja e fundit kampionale e cila përmbyll Superligën e Kosovës, ku SC Gjilani pritej të luante si vendas në qytetin e saj, tani është vendosur që ajo të udhëtoj në Suharekë, të zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale 2022/23.
Këtë e ka bërë të ditur klubi i FC Ballkanit, përmes një postimi në ‘facebook’, ka treguar se do të festoj titullin e dytë kampion në Suharekë./radiostar/
Njoftimi i plotë:
Festa e mbrotjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve.
Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe duke i falenderuar perzemersisht per mundesine e dhene qe te festojme ne qytetin tone, gjithashtu dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Falenderim i veqant edhe per FFK-n.
Mirupafshim të dielën në qytetin tonë, ora 15:00
.
.
#FCBallkani
#ForcaBallkani
#Xhebrailat
#AlbiMallSuperliga