Në kuadër të javës së tetë Gjilani ndeshjen e Ipko Superligës së Kosovës sot, me fillim nga ora 14:30. SC Gjilani udhëton në Prishtinë për t’u përballur me Flamurtarin.
Gjilanasit vijnë pas humbjes së derbit lokal ndaj Dritës, ndërsa Flamurtari në këtë sfidë hyn pas humbjes së thellë nga Trepca 89’, 5:1.
Kjo ndeshje pritet të jetë sfiduese për të dyja klubet në javën e tetë, pasi Gjilani ka stagnuar paksa nga pozitat e para dhe tani gjendet në pozitën e gjashtë me 12 pikë, ndërsa Flamurtari është në zonën e rrezikshme në pozitën e nëntë me vetëm 7 pikë.
Në këtë ndeshje pritet të udhëtojnë edhe tifozët gjilanas, “Skifterat”, të cilët sikurse klubi kanë objektiva të mëdha këtë sezon.